BallinaKosovë

Maji nisë me vranësira, reshje shiu e intervale me diell

Maji ka filluar me mot të paqëndrueshëm dhe me masa më të freskëta ajrore, i cili po karakterizohet me vranësira e reshje shiu.

Kjo gjendje do të vazhdojë edhe të Martën, me vranësira dhe reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Të Mërkurën dhe të Enjten, do të gjendemi nën ndikimin e masave më të ngrohta ajrore, duke kushtëzuar mot me diell dhe vranësira të pakta, njëkohësisht edhe ngritje të ndjeshme të temperaturave. Meqenëse ende vijon një paqëndrueshmëri e lehtë në kushtet e motit, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu, sidomos në zonat malore, të cilat mund jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër dhe të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Nga dita e Premte, pritet destabilizim më i madh në kushtet atmosferike, ku do të dominojnë vranësira më të shpeshta, veçanërisht në orët e pasditës dhe mbrëmjes, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.

Sa i përket fundjavës, moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, të shoqëruara me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, përderisa parashihet edhe ulje e lehtë e temperaturave, si pasojë e masave më të freskëta ajrore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 15-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 23°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!