
Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, situata në Vlorë paraqitet mjaft problematike dhe shumë e rrezikshme për shkak të motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit.
Në zonën e Lungomares, era e fortë ka bërë që të shkëputen pjesë çatie dhe tenda duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve.
Dëmet e mëdha materiale janë kryesisht në bare e restorante në Lungomare. Nga era dëmtohen dhe disa pemë në afërsi të bregdetit.
Mësohet se për shkak të erës së fortë është dëmtuar dhe rrëzuar shtylla e tensionit të lartë që furnizon me energji Pashalimanin.
Po ashtu janë rrëzuar edhe antenat e një kompanie celulare. Si pasojë e këtyre kushteve kanë mbetur pa energji Radhima dhe Orikumi. Ndërsa bashkia njofton që të bëhet kujdes.
Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë, duke sjellur kohë pas kohe rrebeshe shiu dhe shkarkesa të fuqishme rrufesh, ku nuk do të mungojnë as erërat e fuqishme. Priten edhe vërshime lokale në Shqipëri dhe Mal të Zi. /MeteoKosova/