I gjithë kontinenti Evropian mbërthehet nga masat e ftohta polare që i ngjasojnë Janarit duke filluar nga dita e Premte, me ç’rast pritet të ketë edhe reshje bore në shume vende të Evropës, si: pjesa veriore e Spanjës, Franca, Gjermania, Zvicëra, Austria, shtetet e Beneluksit, Çekia, Polonia, Ukraina, Slovakia, pjesë të Ballkanit, etj.
Përpos reshjeve të shiut dhe borës, lokalisht do të ketë edhe erëra mjaft të fuqishme, e sidomos në Francë, konkretisht pjesa jugore si dhe pjesa verilindore e Spanjës, me shpejtësi maksimale deri në 100 km/h! /MeteoKosova/