BallinaRajon

Stuhi të fuqishme në Shqipëri dhe Mal të Zi, përfshirë edhe bregdetin

Një ciklon i cili gjendet momentalisht mbi Evropën Qëndore, gradualisht të nesërmen do të shtrihet mbi rajonin tonë, duke u përcjellur më pas nga ciklone të njëpasnjëshme. Pra, nga dita e Mërkurë e deri të Premten, përpos zonave të ulëta dhe ato malore, do të preken edhe zonat bregdetare. Po ashtu, do të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, ku më e ndjeshme pritet të jetë të Premten, duke bërë që temperaturat maksimale të jenë nën 25°C.

Nën këto kushte do të ketë alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ku priten kohë pas rrebeshe lokale shiu, erëra të fuqishme, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta! Reshjet më të intensifikuara pritet të jenë nga dita e Enjte, ku në momente të caktuara pritet të ketë furtuna të fuqishme!

Sasia totale e reshjeve nga dita e Mërkurë-Premte

Si pasojë e këtyre kushteve, parashihet të ketë edhe vërshime lokale, ku gjendja më e rënduar parashihet të jetë në zonën qëndore, perëndimore dhe veriperëndimore të Shqipërisë, ndërsa sa i përket Malit të Zi, ajo jugore, sidomos rajoni Ulqinit.

Nga dita e Shtunë parashikohet stabilizim gradual në kushtet e motit për zonat bregdetare, përderisa reshjet do të mbesin prezente me karakter lokal në zonat e ulëta dhe ato malore. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!