BallinaKosovëRajon

Stuhi të forta dhe përmbytje! Goditja polare drejt nesh, ja çfarë pritet të ndodh duke nisur nga nesër

Një ciklon me origjinë nga Atlantiku, pritet të arrijë këtë fundjavë tek ne dhe rajon, duke sjellur intensifikim të reshjeve, i cili do të jetë i shoqëruar me masa të ngrohta ajrore. Temperaturat në zona të caktuara mund të arrijnë edhe deri në 17°C.

Reshjet do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të cilat ka mundësi të shoqërohen edhe me ndonjë shkarkesë elektrike.

Reshjet më intensive parashihen në Shqipëri dhe Mal të Zi, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zona të veçanta priten edhe vërshime.

Një tjetër problem kyç do të jetë shpejtësia e erës, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, me shpejtësi deri në 70 km/h!

Të Dielën në mbrëmje, konkretisht gjatë natës, pritet gradualisht të shtrihen masat e ftohta polare, ku reshjet e shiut fillimisht pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa deri të Hënën pasdite, reshjet e borës pritet të shtrihen në pjesën dërrmuese të vendit, edhe pse në sasi të pakta.

Për çdo ndryshim eventual dhe detaje të tjera ju informojmë në postimet e tona të radhës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!