BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Shtunën, 10.12.2022

Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, ku fillimisht pritet të ketë reshje të izoluara shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, kryesisht në perëndim të vendit, ndërsa vonë pasdite, veçanërisht në orët e mbrëmjes, pritet të ketë intensfikim të reshjeve në gjithë territorin e Kosovës.

Reshjet lokalisht do të jenë intensive, sidomos në zonën jugperëndimore, perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindor, e cila kohë pas kohe pritet lokalisht të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 17°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!