BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Dielën, 11.12.2022

Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Vonë pasdite apo në mbrëmje, reshjet e shiut mund të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, konkretisht në verilindje të vendit.

Era fillimisht do të fryjë nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite do të zhvendohet nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet lokalisht të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-53 km/h!

Temperaturat në pjesën e parë të ditës do të luhaten prej 10 deri në 14°C, ndërsa gjatë pasdites pritet të pësojnë ulje të theksueshme, prej 3 deri në 6°C, specifikisht në Rrafshin e Kosovës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!