Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu e bore. Reshje më intensive parashihen në verilindje, veri, veriperëndim dhe perëndim.
Sërish pasdite pritet ulje e temperaturave, ku deri në orët e mbrëmjes parashihet që në pjesën dërrmuese të ketë reshje bore, përjashtim mund të bëjë zona jugore dhe ajo jugperëndimore. Pritet të krijohen edhe shtresa të pakta bore.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-38 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 10°C. Gjatë pasditës pritet ulje e theksueshme, sidomos në zonat veriore, ku temperaturat do të zbresin në vlera negative. /MeteoKosova/