BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të martën, 17.11.2026

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku pritet të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira. Në orët e vona të mbrëmjes, mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në skajet e zonës jugperëndimore dhe perëndimore.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, e cila lokalisht pritet të jetë shumë e fortë, me shpejtësi prej 15-58 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!