BallinaKosovë

Stuhi, breshër, rrufe, lisa të rrëzuar, tornado e çka jo tjetër në Kosovë

Ashtu edhe siç kemi parashikuar, pjesë të Kosovës janë përfshirë nga stuhi të fuqishme, duke sjellur rrebesh, breshër, erëra të fuqishme si dhe shkarkime elektrike, e në disa zona kishte edhe zhvillime të tornados, e njohur si “funnel cloud”!

Lexues të faqes “Meteo Kosova” kanë dërguar disa foto dhe video që kanë paraqitur gjendjen aktuale të kushteve të motit nga vendodhja e tyre!

Më poshtë i gjeni disa prej fotove dhe videove.

Në orët e mbrëmjes, presim sërish fuqizime të vranësirave nga perëndimi i vendit, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh si dhe mundësi për breshër, ndonëse këto sisteme do të jenë më të lokalizuara.

LEXO EDHE: Java parashikohet me diell, vranësira dhe shtrëngata, kohë pas kohe të fuqishme

Kjo gjendje me të reshura pritet të vazhdojë deri në fundjavë, me ç’rast vërshimet lokale janë të mundshme!

Po ashtu, edhe temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme në ditët vijuese, ku minimalet do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 25°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!