Ashtu siç kemi parashikuar, tashmë po ndodh një stuhi e fuqishme në Mal të Zi dhe Shqipëri, konkretisht në zonën veriperëndimore. Nga ky sistem i fuqishëm që ka përfshirë atë zonë, po sjellë rreshje rrëke, breshër, erëra të fuqishme dhe shkarkesa të ashpërta rrufesh, ku hiç më pak se 17 mijë (17.000) sosh kanë goditur zonat e lartcekura.
LEXO EDHE: Stuhi të fuqishme në Shqipëri dhe Mal të Zi, përfshirë edhe bregdetin
Nga ky sistem që ka përfshirë Shqipërinë dhe Malin e zi, në orët vijuese pritet të shtrihen edhe lokalisht mbi Kosovë, ndonëse jo me këtë potencial.
Kjo gjendje do të vazhdojë kohë pas kohe deri të Premten për zonat bregdetare, përderisa në ato të ulëta dhe malore, reshjet do të mbesin prezent me karakter lokal. /MeteoKosova/