BallinaKuriozitete

Spektakli i vitit: Më 25 Tetor shfaqet Eklipsi i Pjesshëm Diellor

Pranvera, Vera, Vjeshta dhe Dimri janë stinët në Tokë, por për astronomët, një lloj tjetër sezoni do të fillojë: sezoni i eklipsit.

“Një stinë apo sezonë e eklipsit është vetëm një nga këto shumë cikle qiellore. Një minimum prej dy eklipsesh (një diellor dhe një hënor, në secilin rend) ndodhin në një sezon të eklipsit. Një maksimum prej tre eklipsesh janë të mundshme.”

Sezoni i ardhshëm i eklipseve do të shfaqë dy lloje eklipsesh, duke filluar me një eklips të pjesshëm diellor më 25 Tetor. Me mbrojtjen e duhur të syve dhe motin pa vranësira, eklipsi diellor do të jetë i dukshëm nga pjesa më e madhe e Evropës, Afrika verilindore, Lindja e Mesme dhe Azia perëndimore.

Gjatë një eklipsi të pjesshëm diellor, Hëna, Dielli dhe Toka nuk rreshtohen në një vijë krejtësisht të drejtë, dhe Hëna hedh në Tokë vetëm pjesën e jashtme të hijes së saj, gjysmëhijen.

Ndonjëherë, Hëna mbulon vetëm një pjesë të vogël të diskut të Diellit. Herëve të tjera një eklips i pjesshëm duket pothuajse si një eklips total. Madhësia e zonës së eklipsuar quhet madhësia e eklipsit.

Ky fenomen në Kosovë do të fillojë në orën 11:26, ku Hëna prek skajin e Diellit, ndërsa maksimumi i eklipsit do të jetë në orën 12:34, pra, Hëna është më afër qendrës së Diellit. Pas kësaj kohe, Hëna do të fillojë të tërhiqet gradualisht nga Dielli, kështu, në orën 13:42 përfundon Eklipsi i Diellit.

Neve na mbetet vetëm të shpresojmë për mot të kthjellët!

Për këtë fenomen, OJQ “Astronomy Outreach of Kosovo”, ka organizuar një ngjarje për vrojtimin e Eklispit të Pjesshëm Diellor tek sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë prej orës 11:30-14:00.

Dy javë më vonë, ngjarja e dytë dhe e fundit e sezonit të eklipsit do të shpaloset në qiellin e natës më 8 Nëntor, një eklips total hënor do të jetë i dukshëm në të gjithë Amerikën e Veriut, duke bërë që hëna të kthehet në të kuqe apo portokalli të errët. Ky do të jetë eklipsi i fundit total hënor i dukshëm kudo në botë deri më 13 Mars, 2025.

Mbroni sytë tuaj!

Asnjëherë mos shikoni direkt diellin sidomos të eklipsuar pa asnjë syze mbrojtëse. Rrezatimi UV i Diellit mund të djegë retinat në sytë tuaj duke çuar në dëmtime të përhershme apo edhe verbëri!/MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!