Për të Enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu gjatë ditës, ndërsa vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, reshjet pritet të intensifikohen në pjesën dërrmuese të vendit. Më së paku reshje apo në sasi fare të pakta parashihet në ekstremin verior, sidomos në skajin e tij.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-25 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 19°C. /MeteoKosova/