Ndonëse pak ditë na ndajnë nga stina zyrtare e Vjeshtës, e cila është të Premten me datë 23 Shtator, mëngjesi i sotëm ishte jashtëzakonisht i ftohtë për këtë periudhë kohore, ku temperaturat në Gjilan, Ferizaj dhe Kamenicë zbriten deri në 3°C.
Kjo si pasojë e masave të ftohta polare që depërtuan të Dielën.
Gjatë pasditës pritet shtim i vranësirave, ku vonë pasdite dhe në mbrëmje, do të kemi sërish depërtimin e një fronti të ftohtë por të dobësuar, i cili do të gjenerojë reshje të pakta lokale shiu dhe erëra të fuqishme.
Në ditët vijuese priten vranësira të shpeshta dhe fuqizim i masave të ftohta polare, të cilat në ultësira do të sjellin reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore borë. Pritet të ketë edhe brymë në ultësira.
Për më shumë detaje sa i përket motit javorë, klikoni KËTU! /MeteoKosova/