BallinaKosovë

Pas reshjeve të fuqishme, pasojnë masat e ftohta polare! Borë në zonat malore

Ashtu edhe siç kemi lajmëruar, fundjavën që e lamë pas u karakerizua me reshje të fuqishme shiu e shkarkime rrufesh, të cilat sollën edhe vërshime të mëdha lokale gjatë së Shtunës, ku më problematike gjendja ishte në Rahovec dhe Gjakovë.

Po ashtu, të Dielën kishim edhe depërtimin e masave të ftohta polare, të cilat do të fuqizohen tutje gjatë javës, sidomos nga mesjava.

LEXO EDHE parashikimin e javës së kaluar: Stuhi të forta dhe përmbytje, vera merr fund përfundimisht! Çfarë ndodh nga dita e Premte dhe në vazhdim?

Nën këto kushte, pas mëngjesit me temperatura mjaft të ulëta sot, të cilat zbriten deri në 3°C, dita do të vijojë kryesisht me diell deri në pjesën e parë të ditës, përderisa edhe temperaturat do të shënojnë ngritje. Gjatë pasdites do të ketë shtim të vranësirave, ku vonë pasdite dhe në mbrëmje, do të kemi sërish depërtimin e një fronti të ftohtë por të dobësuar, i cili do të gjenerojë reshje të pakta lokale shiu.

Nga dita e Martë e në vazhdim temperaturat do të pësojnë ulje, ndërsa moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë edhe reshje lokale shiu, sidomos nga dita e Mërkurë. Në zonat ku mëngjesi do të jetë i kthjellët, pritet të ketë edhe brymë, sidomos në pjesën e dytë të javës.

Po ashtu, përpos reshjeve të shiut në ultësira, në zonat malore priten edhe reshje bore.

Nga dita e Shtunë, pas mëngjesit mjaft të ftohtë dhe me brymë, gjatë ditës pritet të zbehen masat e ftohta ajrore, ku moti do të karakterizohet kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje.

Kushte të ngjashme priten edhe të Dielën.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në fillim të kësaj jave, me shpejtësi 15-60 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten 1 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 22°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!