BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Hënën, 19.09.2022

Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite do të ketë shtim të vranësirave, ku vonë pasdite dhe në mbrëmje, do të kemi sërish depërtimin e një fronti të ftohtë por të dobësuar, i cili do të gjenerojë reshje të pakta lokale shiu. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë.

Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila gjatë kalimit të frontit të ftohtë do të zhvendoset nga kuadrati i veriut, ku kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme në vlerat minimale, ndërsa ngritje në ato maksimale, ku minimalet do të luhaten prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!