Vapa intensive josezonale mbizotëron në rajonin e Evropës Juglindore në mes të Dhjetorit 2022.
Temperatura në shumë vende të Ballkanit të kujton pranverën e avancuar. Në Ballkan temperaturat kaluan 26°C, përkatësisht të Premten dhe të Shtunën më 16 dhe 17 dhjetor 2022.
Në Shqipëri, të Premten, 16 dhjetor 2022, është shënuar dita më e nxehtë e Dhjetorit në histori. Më konkretisht në Vlorë u regjistrua temperatura maksimale prej 25.6°C, një vlerë kjo rekord kombëtar për muajin Dhjetor.
Gjithashtu, temperatura shumë të larta janë regjistruar edhe në Itali, ku në Torregrotta të Sicilisë është regjistruar temperatura maksimale prej 30.2°C. Vetëm 0,7°C nën rekordin Pan-Evropian të nxehtësisë për muajin Dhjetor. /MeteoKosova/