Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe intervale të shkurta me diell, sidomos pasdite. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar. Në mbrëmje pritet gradualisht kthjellim i motit.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 13-30 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C.