Ndonëse edhe pak ditë na ndajnë nga dita zyrtare e Dimrit, e cila është të Mërkurën, më 21 Dhjetor, Ballkani dhe vendi jonë u përfshi nga një ciklon i fuqishëm nga Mesdheu.
Mbi 24 mijë shkarkesa elektrike pushtuan Ballkanin në mes të Dhjetorit brenda 24 orëve të fundit, qindra sosh ishin të pranishme në Kosovë.
Stuhitë më të shumta apo më të fuqishme ishin në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri, të cilat sollën rrebeshe shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra mjaft të fuqishme, e në zona të caktuara pati edhe breshër.
Ky sistem arriti tek ne pas mesnate, me ç’rast u karakterizua me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, të cilat ishin të përcjellura valë pas vale deri në orët e mëngjesit.
Në orët vjiuese do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave dhe gradualisht depërtim i masave të ftohta ajrore, ku ndikimin e tyre të plotë do ta ndjejmë të Dielën.
Pra, të Dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë, ndërsa në mbrëmje priten kthjellime, ku temperaturat do të zbresin në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit.
Më poshtë gjeni videon nga shkarkesat elektrike që janë regjistruar që nga mesnata e deri në orën 11:00 paradite. /MeteoKosova/