BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Shtunën, 17.12.2022

Për të Shtunën parashikohet që nga orët e para të 24-orëshit të kemi kalimin e sistemit frontal, i cili do të karakterizohet me rrebeshe shiu, hera-herës rrëke, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa rrufesh.

Reshjet do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, me ç’rast në zona të caktuara priten vërshime!

Me kalimin e sistemit frontal gjatë mëngjesit, priten edhe intervale kthjellimesh. Pra, dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht mund të mbesin prezente reshjet e izoluara.

Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave dhe depërtim gradual i masave të ftohta ajrore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!