BallinaKosovë

Shkarkesa të fuqishme elektrike kanë përfshirë tashmë rajonin.. po vijnë drejt Kosovës

Mijëra shkarkesa elektrike janë regjistruar tashmë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përderisa shkarkime të shumta ka edhe në Mal të Zi.

Në Kosovë, shkarkimet elektrike janë regjistruar edhe në Rrafshin e Dukagjinit, ndonëse momentalisht të pakta, mirëpo në orët e vijuese do të intensifikohen, duke lëvizur më pas edhe në drejtim të lindjes.

Nën këto kushte, do të ketë rrebeshe shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë rrëke dhe breshërit, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta. Stuhitë do të sjellin edhe erëra të fuqishme, të cilat mund të shkaktojnë edhe dëme materiale. Priten vërshime lokale.

Nga dita e Hënë pritet të ketë intervale më të gjata me diell dhe ngritje sërish e temperaturave, më e ndjeshme të Martën, përderisa orët e pasditës rrezikohen nga reshjet e izoluara.

Për më shumë detaje të Hënën me parashikimin e motit javor. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!