Edhe dita e sotme do të mbetet nën ndikimin e kushteve mjaft të paqëndrueshme, të cilat gjatë ditës do të përcillen me rrebeshe lokale shiu, erëra të fuqishme në momente të caktuara, breshër dhe shkarkesa rrufesh, të cilat disa prej tyre do të jenë të ashpërta!
Si pasojë e këtyre kushteve, pritet lokalisht të ketë edhe vërshime të shpejta.
Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C. /MeteoKosova/