BallinaKosovë

Rikthehen temperaturat e larta. Ja si parashikohet e gjithë java

Pas masave të freskëta që depërtuan në fundjavën që e lamë pas, duke u karakterizuar me rrebeshe lokale shiu, breshër e shkarkesa rrufesh, java në vazhdim do të ndikohet nga masat e nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, përderisa orët e pasditës dhe mbrëmjes mund të rrezikohen nga rrebeshe afatshkurtër të shiut si dhe ndonjë shkarkesë elektrike, më të përqëndruara në zonat malore. Më e rrezikuar paraqitet dita e Martë.

Sa i përket fundjavës, pritet të ketë disi një paqëndrueshmëri më të theksuar në masat ajrore, të cilat do të sjellin intensifikim dhe shtrirje më të gjerë në reshjet e shiut.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 33°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!