BallinaKosovë

Rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh kanë përfshirë tashmë zonën veriperëndimore dhe veriore të vendit

Mbi vendin tonë janë zhvilluar tashmë vranësira konvektive, kryesisht në pjesën veriperëndimore dhe veriore, të cilat po karakterizohen me rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh. Ky sistem do të humbas gradualisht vetitë e tij gjersa vazhdon në drejtim të lindjes. Në ndërkohë, gjasa për të reshura pritet sërish më vonë, më e prekur zona veriore, por nuk përjashtohen edhe zonat tjera lokalisht.

Pamjet radarike të cilat tregojnë të reshurat nga pjesa kryesisht veriperëndimore në atë veriore.

Edhe në ditët vijuese moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, përderisa orët e pasditës dhe mbrëmjes rrezikohen nga rrebeshe afatshkurtër të shiut si dhe ndonjë shkarkesë elektrike, më të përqëndruara në zonat malore. Përpos ditës së sotme, më e rrezikuar paraqitet fundjava.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 33°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!