BallinaKosovë

Një tjetër stuhi po afron në Kosovë nga veriperëndimi

Pas rrebesheve lokale të shiut, breshërit dhe shkarkesave elektrike që karakterizuan pjesë të ndryshme të Kosovës, ndonëse jo afatgjate, një tjetër sistem frontal gjendet momentalisht pëgjatë kufirit të Malit të Zi dhe Serbisë, e cila po sjellë kushte të ngjashme me ato që ishin të pranishme gjatë ditës.

Pra, në orët vijuese pritet sërish të ketë rrebeshe lokale shiu e mundësi për breshër, si dhe shkarkesa elektrike, duke mos përjashtuar edhe erërat e fuqishme në momente të caktuara.

Ky sistem parashihet të jetë kryesisht i përqëndruar në zonën perëndimore, veriperëndimore, veriore, verilindore dhe disi atë qëndrore. Megjithatë, edhe zonat tjera mund të preken nga ky sistem. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!