BallinaKosovë

Shënohet dita më e nxehtë në Kosovë, ja çfarë pritet më pas

Me fuqizimin e masave të ngrohta ajrore, ato sollën edhe temperatura të larta për këtë periudhë kohore. Moti u karakterizua me diell dhe vranësira, e në zona të pakta kishte edhe reshje afatshkurtër shiu.

Temperatura më e lartë në Kosovë sipas IHMK-së u regjistrua në Prizren, deri në 33°C, ndërsa në Gjilan, sipas Stacionit Personal Meteorologjik, temperatura arriti deri në 32°C.

Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përderisa do të vazhdojë moti i paqëndrueshëm. Nën këto kushte, përpos ditës së Enjte, ku reshjet do të jenë më të izoluara dhe të përqëndruara kryesisht në gjysmën veriore, nga dita e Premte pritet të jenë më të shtrira, e veçanërisht në fundjavë, ku priten rrebeshe shiu, breshër dhe shkarkesa të fuqishme rrufesh.

Pra, në fundjavë, specifikisht të Dielën, pritet gradualisht të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, ku përpos të reshurave, pritet të sjellin edhe ulje të temperaturave. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!