BallinaRajon

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2, tre vite në hapësirë për “të luftuar” krimin

Dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në hapësirë në ditët e para të këtij viti, më 3 janar, nga Cape Canaveral në Florida. Dy satelitët janë pjesë e marrëveshjes, me vlerë 6 milionë dollarë, të nënshkruar ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të Tiranës dhe Satellogic USA Inc.

Në bazë të marrëveshjes, dy satelitët do të përdoren për një periudhë trevjeçare, ndërsa objektivi është kontrolli i teritorit lidhur me mbjelljen e hashashit, ndërtimet pa leje etj. Përpunimi i i informacionit hapsinor do të jetë në ngarkim të zyrave në Tiranë, falë pamjeve dhe të dhënave të përgatitura nga organi amerikan.

Nisja më 3 janar u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili nënvizoi se Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin.

“Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur dhe administruar territorin, duke ofruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme për një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”.

Ky shërbim do të lejojë institucionet shqiptare të marrin materiale satelitore që ofrojnë një mbulim të plotë dhe periodik të sipërfaqes së tokës. Një mori informacioni që synon të kontribuojë në efektivitetin e politikave dhe proceseve vendimmarrëse të vendit në sektorë të ndryshëm.

Këto përfshijnë menaxhimin e bujqësisë dhe trafikut, aktivitetet e ndërtimit, zjarrin dhe monitorimin e mjedisit, por edhe çështjet e sigurisë kufitare. Jo vetëm kaq: kjo “pamje nga lart” do të jetë një përpjekje e re e Shqipërisë për të kontrolluar aktivitetet e paligjshme, nga kultivimi i marijuanës deri tek transportimi i heroinës përgjatë rrugës ballkanike.

Pavarësisht operacioneve të herë pas hershme antidrogë, kultivimi i marijuanës dhe kanabisit vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për Shqipërinë, që ka synim për të qenë pjesë e Bashkimit Europian sa më shpejtë të jetë e mundur. Nisur nga kjo, lëshimi i dy satelitëve rezulton të jetë një hap i mëtejshëm drejt një imazhi të ri të vendit tonë, me shpresën se do të përkthehet në veprime konkrete kundër krimit. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!