BallinaKosovë

Rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh priten edhe në Rrafshin e Dukagjinit në orët vijuese

Rrebeshe shiu e shkarkesa elektrike kanë filluar tashmë në Rrafshin e Kosovës, të cilat së pari ishin të pranishme në pjesën verilindore të vendit, e pastaj kishim stuhi në lindje, konkretisht pranë Kamenicës.

Në orët vijuese, vranësirat do të marrin karakter zhvillimi edhe në disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, duke sjellur rrebesh, shkarkesa elektrike dhe mundësi për breshër. Të gjitha këto do të jenë afatshkurtër.

Dita e Premte parashihet me diell dhe vranësira të pakta, me përjashtim për ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në zonat malore, ndërsa në fundjavë pritet gjendje më e përkeqësuar e motit, sidomos të Dielën, e karakterizuar me diell dhe vranësira, kohë pas kohe me rrebeshe lokale shiu, breshër e shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 33°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!