Për të Enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Kosovës, veçanërisht në pjesën lindore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara mund të jetë e fuqishme, konkretisht në zonat ku ka reshje, me shpejtësi prej 15-40 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 33°C. /MeteoKosova/