BallinaKuriozitete

21 Qershor – Dita e Verës, por a e dini se ekziston vera astronomike dhe vera meteorologjike

Zyrtarisht nga sot ka filluar vera, por a e dini se ka dy fillime të stinës?

Vera meteorologjike në Hemisferën Veriore fillon gjithmonë më 1 Qershor dhe përfundon më 31 Gusht, ku të gjitha stinët meteorologjike fillojnë dhe mbarojnë në të njëjtat data kalendarike të një muaji.

Kalendari meteorologjik ose Gregorian u krijua në vitet 1900 dhe përdor periudha tre mujore për të ndarë stinët.

Kjo bazohet në ciklin vjetor të temperaturës, për lehtësinë e vëzhgimit meteorologjik dhe analizës statistikore për Meteorologët dhe Klimatologët.

Vera astronomike, në të kundërtën, bazohet në pjerrtësinë e tokës (në 23,4 shkallë) në lidhje me rrotullimin e saj rreth diellit.

Në Hemisferën Veriore, ajo shkon nga rreth 21-23 Qershor, duke rënë në solsticin e verës dhe deri prej 21-23 shtator, ekuinoksin e vjeshtës.

Gjatë verës astronomike, ne kemi rrezatim diellor më të madh, ditë më të gjata dhe netë më të shkurtra, ndryshe nga Hemisfera Jugore.

Përndryshe, shumë zona të Evropës, përfshirë edhe vendin tonë, kanë përjetuar të paktën një pamje paraprake të motit të verës, por ardhja e vërtetë e verës ka filluar sot më 21 Qershor /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!