BallinaBotë

11 të vdekur dhe 33 të zhdukur në Meksikë nga uragani Agatha i kategorisë së dytë

Numri i të vdekurve të shkaktuar nga uragani Agatha në Meksikë është rritur në 11, me 33 të tjerë të zhdukur dhe shirat e dendur ka të ngjarë të vazhdojnë, tha të Mërkurën guvernatori i shtetit jugor të Oaxaca.

Agatha arriti në tokë të Hënën si uragan i kategorisë së dytë, më i forti që goditi brigjet e Meksikës në Paqësor në muajin Maj që nga fillimi i regjistrimeve në 1949.

Shiu i dendur i sjellur nga Agatha shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

Shumica e viktimave u rrëmbyen nga lumenjtë ose mbeten të vdekur nga rrëshqitjet e dheut.

Agatha mbërriti në bregun e Meksikës pranë Puerto Ángel me erëra deri në 169 km/h, por humbi forcën ndërsa lëvizte në brendësi të tokës.

Guvernatori i Oaxaca-s, Alejandro Murat tha se të paktën pesë persona ishin goditur nga lumenjtë.

Fshatrat në male janë ndër ata që janë goditur më keq. Kryebashkiaku i Santa Catarina de Xanaguía, i cili ndodhet në një lartësi prej gati 2,000 m, tha se “ka pasur shumë shkatërrime”.

“Ne jemi të shkatërruar, nuk ka energji, rrugët janë të dëmtuara dhe disa shtëpi janë shkatërruar”, tha kryetari Ramos.

Mediat vendase kanë postuar në rrjetet sociale foto të shkatërrimeve në fshatrat malore. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!