BallinaKosovë

Pranvera arrinë para kohe, temperaturat rreth 20°C. Ja si parashikohet e gjithë java në vazhdim

Masat e ngrohta ajrore kanë përfshirë vendin tonë ditëve të fundit, të cilat po sjellin edhe temperatura të larta për këtë periudhë kohore, madje të Dielën arriten deri në 18°C (17.7°C) në Gjilan.

Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të karakterizohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike dhe nga masat e ngrohta ajrore.

Gjatë ditës së sotme moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, të cilat në zona të caktuara mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar shiu. Megjithatë temperaturat kanë pësuar ulje të lehtë.

Të Martën dhe të Mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me fuqizim të masave të ngrohta.

Nga dita e Enjte e deri të Shtunën, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, të cilat mund të sjellin edhe reshje të pakta shiu në zona të caktuara.

Dita e Dielë do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, ku priten edhe reshje të pakta lokale shiu. Temperaturat pësojnë ulje të lehtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në fundjavë, me shpejtësi 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 19°C. Dita më e ngrohtë pritet të jetë dita e Martë në shkallë vendi. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!