BallinaKosovë

Po ndodh “Ngrohja e Papritur e Stratosferës”, dimri i vërtetë po vjen! Ndikimet priten deri në Prill

Së fundi është vërejtur “Ngrohja e Papritur e Stratosferës”, e cila do të sjellë dimrin e vërtetë në ditët vijuese, me temperatura mjaft të ulëta dhe kohë pas kohe me reshje bore. Godita polare do të arrijë nga e Diela.

Po ashtu, në pjesën e dytë të Shkurtit si dhe gjatë Marsit, parashikohet të ketë sërish ngrohje të Stratosferës, kështu që kohë pas kohe deri në muajin Prill, do t’i kemi disa periudha me mot relativisht të ftohtë dhe me reshje bore, të cilat mund të jenë të dendura.

Kjo nuk do të thotë se mund të kemi temperatura ekstremisht të ulëta edhe në Prill, megjithatë temperaturat mund të jenë nën mesatarën mujore.

Për detaje më të hollësishme në ditët vijuese, do të informoheni në postimet tona të radhës.

Çfarë është një “Ngrohje e Papritur e Stratosferës” (Sudden stratospheric warming – SSW)?

Vitet e fundit, disa ngjarje ekstreme të ftohta janë lidhur të gjitha me efektet sipërfaqësore të ngrohjeve të papritura stratosferike, si ato në 2009-10, 2013 dhe ‘bisha nga lindja’ në 2018.

Shtrohet pyetja pse quhet ngrohje atëherë, nëse çon në kushte të ftohta të motit?

Termi ngrohje e papritur e stratosferës i referohet asaj që vërehet në stratosferë: – një ngrohje e shpejtë (deri në rreth 50°C në vetëm disa ditë), midis 10 km dhe 50 km mbi sipërfaqen e tokës. Kjo është aq lart sa nuk e ndiejmë ‘ngrohjen’ e saj.

Megjithatë, zakonisht disa ditë apo javë më vonë, ne mund të fillojmë të shohim efekte goditëse në rrjedhën e rripit të ngushtë të erërave (jet stream), e cila nga ana tjetër ndikon në uljen e motit tonë (në troposferë). Sidoqoftë, ngrohja e papritur e stratosferës nuk ndodh çdo vit dhe nuk ndikon gjithmonë në motin tonë kur ndodh.

Si ndodh një ngrohje e papritur e stratosferës?

Çdo vit në dimër, erërat e forta perëndimore qarkullojnë rreth polit lart në stratosferë. Kjo quhet vorbulla polare stratosferike dhe qarkullon rreth ajrit të ftohtë lart mbi Arktik.

Në vite të caktuara, erërat në vorbullën polare dobësohen përkohësisht, ose madje kthehen mbrapsht për të rrjedhur nga lindja në perëndim. Më pas, ajri i ftohtë zbret shumë shpejt në vorbullën polare dhe kjo bën që temperatura në stratosferë të rritet shumë shpejt, deri në 50°C për vetëm disa ditë; prandaj përdoret termi “ngrohja e papritur e stratosferës”.

Përderisa ajri i ftohtë nga lart në stratosferë shpërndahet, ai mund të ndikojë në formën e rrjedhjes së rripit të ngushtë të erërave (jet stream) ndërsa ajri i ftohtë fundoset nga stratosfera në troposferë (shtresa në të cilën jetojmë).

Është ky ndryshim në rrjedhën e rripit të ngushtë të erërave (jet stream) që shkakton ndryshimin e motit tonë. Për më shumë, ndiqni fotot në vazhdim. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!