Dita e sotme ka nisë me diell dhe vranësira të pakta dhe do të jetë mjaft e nxehtë. Në orët vijuese të ditës, vranësirat pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të përcillen me rrebeshe lokale shiu, breshër e shkarkime atmosferike, por jo të gjitha zonat do të marrin reshje.
Edhe dita e Dielë do të karakterizohet me kushte të ngjashme me ato të Shtunës, megjithatë reshjet do të jenë të izoluara, pra në zona të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C.
Nga java e ardhshme, pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore dhe më të paqëndrueshme, ku përpos intervale me diell, pritet të ketë kohë pas kohe rrebeshe shiu, breshër e shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme! Njëkohësisht, pritet ulje e temperaturave.
Për të gjitha këto informata do të informoheni me kohë në postimet tona të radhës. /MeteoKosova/