BallinaKosovë

Disa zona u karakterizuan sot me stuhi, ndërsa në Gjilan u shënua dita më e nxehtë e vitit

Pjesë të Rrafshit të Dukagjinit si dhe pjesa verilindore e vendit, u karakterizuan me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, e në disa zona kishte edhe breshër.

Ndryshe nga këto kushte, ishte qyteti i Gjilanit, i cili u karakterizua kryesisht me diell dhe me temperatura mjaft të larta, të cilat në orën 14:22 arriten deri në 33.2°C, duke e bërë qytetin me temperaturën më të lartë deri më tani për këtë vit.

Megjithatë, vonë pasdite edhe në rrethinën e Gjilanit, konkretisht në Përlepnicë, kishte rrebeshe kalimtare shiu. /MeteoKosova/

Parametrat maksimale të ditës së Shtunë të regjistruara nga Stacioni Personal Meteorologjik në Gjilan, ku shihet edhe temperatura maksimale që arriti deri në 33.2°C.

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!