BallinaBotë

Përderisa Evropa po piqet në valën e të nxehtit, zjarret shpërthejnë nga Portugalia e deri në Kroaci

Zjarret shpërthyen në të gjithë vendin e thatë në Portugali, Spanjë, Francë dhe Kroaci të Enjten, duke djegur shtëpi dhe duke kërcënuar jetët e njerëzve, gjersa pjesa më e madhe e Evropës u përfshi në një valë të nxehtësisë që ka shtyrë temperaturat mbi 45 gradë Celsius në disa pjesë të Evropës.

Kombet në të gjithë Evropën Jugore që po përjetojnë valën e dytë të të nxehtit janë goditur nga një seri zjarresh gjatë javëve të fundit.

Në lagjen qendrore Leiria të Portugalisë, zjarrfikësit e lodhur luftuan për të kontrolluar flakët që janë ndezur nga erërat e forta. Pamjet nga zona të Mërkurën treguan tymin duke errësuar qiellin dhe duke lëvizur nëpër një autostradë, gjersa flakët ngjiteshin rreth çatisë së shtëpive në një fshat të vogël.

Temperatura më e lartë e së Mërkurës u regjistrua në qytetin qendror të Lousa deri në 46.3°C, një gradë nën rekordin e vitit 2003.

“Dje ishte një ditë shumë e vështirë,” tha kryeministri portugez Antonio Costa teksa mori pjesë në një konferencë me institutin kombëtar meteorologjik IPMA.

“Është absolutisht e rëndësishme që të shmangim ngjarje të reja, sepse kjo çon në lodhjen e zjarrfikësve dhe të gjithë të tjerëve… të cilët po bëjnë çmos për të kontrolluar situatën.”

Përtej kufirit në Spanjën perëndimore, një zjarr që filloi në rajonin e Extremaduras të Martën përfshiu provincën Salamanca në rajonin e Castile dhe Leon, duke detyruar evakuimin e 49 fëmijëve nga një kamp veror të Enjten.

Autoritetet rajonale thanë se më shumë se 4,000 hektarë tokë ishin djegur. Agjencia meteorologjike e Spanjës AEMET priste që vala e të nxehtit të arrinte kulmin e saj më vonë të Enjten, me temperatura që mund të tejkalojnë 44°C në pjesë të mëdha të Spanjës jugore.

MIJËRA TË EVAKUUAR

Në bregun e Adriatikut të Kroacisë, avionët zjarrfikës u hodhën poshtë për të hedhur ujë mbi pyjet e djegura dhe trupat u thirrën për të ndihmuar zjarrfikësit që po luftonin për të frenuar tri zjarre të mëdha rreth Zadarit dhe Shibenekut.

Në Francën jugperëndimore, më shumë se 1000 zjarrfikës, të mbështetur nga 9 avionë bombardues me ujë, po luftonin me dy zjarret që filluan të Martën. Zjarret kanë djegur 5300 hektarë, shifër kjo që është dyfishuar gjatë 24 orëve të fundit.

“Situata në terren është e pafavorshme, ka nxehtësi përvëluese dhe erë,” tha për mediat lokale Fabienne Buccio, prefekte e departamentit të Girondes, duke shtuar se zjarret nuk ishin ende nën kontroll. “Dhe, meqë nata është gati të bjerë, ne nuk do të jemi në gjendje të përdorim mjetet tona ajrore.”

Ajo u kërkoi gjithashtu turistëve që planifikojnë të pushojnë në rajon që të shmangin zonën për disa ditë ose javë.

Një nga dy zjarret në Gironde ishte rreth qytetit të Landiras në jug të Bordeaux, ku 2,4000 hektarë janë djegur, rrugët janë mbyllur dhe 500 banorë janë evakuuar.

Zjarri tjetër, tani më i madhi, ishte përgjatë bregut të Atlantikut, afër “Dune du Pilat” – duna më e lartë e rërës në Evropë – në zonën e Gjirit Arcachon, mbi të cilën re të rënda tymi të errët u panë që ngriteshin në qiell.

Rreth 6,000 njerëz u evakuuan nga kampingjet përreth të Mërkurën, dhe 4,000 të tjerë herët të Enjten.

VALËT E TË NXEHTIT

Mijëra njerëz u evakuuan gjithashtu nga shtëpitë në gadishullin jugperëndimor Datka të Turqisë, pasi zjarri që filloi të Mërkurën u ndez nga erërat e forta gjatë natës dhe kërcënoi zonat e banuara.

Ministri i Pyjeve tha se zjarri ishte vënë nën kontroll të Enjten pasi 7 avionë zjarrfikës dhe 14 helikopterë u vendosën për ta frenuar atë.

Shkencëtarët fajësojnë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit për frekuencën e shtuar të motit ekstrem si valët e të nxehtit, të cilat kanë goditur gjithashtu pjesë të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara ditët e fundit.

Një studim në revistën Nature javën e kaluar zbuloi se numri i valëve të të nxehtit në Evropë është rritur tre deri në katër herë më shpejt se në pjesën tjetër të gjerësive veriore të mesme, si Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, kryesisht për shkak të rrymave të ajrit (Jet Stream) që ndahet në dy pjesë për periudha më të gjata.

“Evropa është shumë e prekur nga ndryshimet në qarkullimin atmosferik,” tha për Reuters bashkëautori Kai Kornhuber, një shkencëtar klimatik në Universitetin e Kolumbisë. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!