BallinaKosovë

Për herë të parë në këtë vit kishim natë tropikale në Gjilan, ndërsa i nxehti afrikan u lë vendin stuhive të forta

Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta të cilat arriten deri në 37°C të Martën në shkallë vendi, e konkretisht në Gjilan deri në 36°C, mundësuan që temperaturat e larta të mbesin të pranishme edhe gjatë natës, ku minimalja nuk zbriti nën vlerën 20°C, si e tillë cilësohet natë tropikale.

Pra, temperatura minimale u regjistrua në orën 05:48 deri në 20.4°C. E gjithë kjo në kombinim edhe me shtimin e vranësira, të cilat mbrëmë sollën rrebeshe lokale shiu të përqëndruara kryesisht në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, duke mos përjashtuar edhe ndonjë zonë të caktuar.

Edhe dita e sotme u karakterizua me diell dhe vranësira dhe shumë e nxehtë, ku maksimalet arriten deri në 33°C. Vranësirat tashmë kanë marr karakter zhvillimi në zona të shumta, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh, breshër dhe erëra të fuqishme. /MeteoKosova/

LEXO EDHE: KUJDES! Stuhi të forta po vijnë drejt nesh

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!