BallinaKosovë

Stuhi të fuqishme shiu e breshëri përfshinë vendin, vërshime e lisa të rrëzuar.. nuk mbaron me kaq

Ashtu edhe siç kemi parashikuar, stuhi të forta kanë përfshirë vendin, ku zona më problematike paraqitet në juglindje të vendit, duke sjellur rrebeshe shiu, shkarkesa rrufesh, vërshime lokale, breshër dhe çka jo tjetër!

Nga erërat e fuqishme janë rrëzuar edhe lisa të shumtë e të gjatë në Ferizaj, duke bllokuar komunikacionin rrugor.

Edhe të Enjten parashihen kushte të ngjashme, përderisa moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku ka mundësi të ketë ndonjë rrebesh të izoluar në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet zhvillme të fuqishme të vranësirave, duke sjellur sërish rrebeshe lokale shiu, breshër, shkarkime elektrike dhe erëra mjaft të fuqishme në momente të caktuara, ku mund të shkaktojnë dëme materiale.

Më poshtë i gjeni disa nga videot dhe fotot që i kanë dërguar lexuesit tanë: /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!