Edhe dita e sotme u karakterizua kryesisht me diell dhe me temperatura jashtëzakonisht të larta, duke arritur maksimalja deri në 37°C.
Një sistem frontal që ka përfshirë Ballkanin perëndimor, do të arrijë në orët vijuese të mbrëmjes tek ne, ndonëse dukshëm më i zbehtë, duke sjellur rrebeshe të pakta lokale shiu si dhe ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore.
Duke nisur nga nesër, pritet destabilizim i fuqishëm në rang vendi, përderisa moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten rrebeshe lokale shiu, shkarkime rrufesh, breshër dhe erëra mjaft të fuqishme, me shpejtësi maksimale deri në 65 apo 70 km/h! Pra, lokalisht do të jenë në formën e shtrëngatave të fuqishme.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë në vlerat maksimale, më e ndjeshme të Enjten, megjithatë në zonat me stuhi dhe përreth tyre, do të pësojnë ulje të theksueshme.
Nga dita e Premte reshjet do të mbesin më të izoluara, ndërsa të Dielën priten të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, duke bërë që maksimalet në zona të shumta të jenë nën vlerën 30°C, për të cilat do të njoftoheni me kohë dhe në detaje.
Vazhdoni t’i ndiqni parashikimet tona në platformën nr. 1 në Kosovë! /MeteoKosova/