BallinaKuriozitete

Kjo është arsyeja se pse termometri i veturës është i pasaktë në matjen e temperaturës

Ndonjëherë termometrat e veturave janë aq të pasaktë saqë ata duken si gjeneneratorë të rastësishëm të numrave. Në thelb, ata janë tipari më i keq i veturës prej të gjitha sistemeve tjera treguese.

Kjo për shkak se ata nuk janë në të vërtetë termometra, ata në të vërtetë janë termistorë.

Cili është ndryshimi? Ndryshe nga një termometër i cili matë nxehtësinë, një termistor matë ndryshimet në rrymën elektrike pasi të shtohet ose hiqet nxehtësia. Termometri dhe termistori bëjnë gjëra të ngjashme, kështu që nuk është arsyeja se pse vetura juaj është aq e pasakt në matjen e temperaturave jashtë.

Arsyeja e vërtetë është vendosja e termistorit. Shumica e termistorëve janë në pjesën e përparme të veturës, më saktësisht tek pjesa e grilës.

Kjo e bën matjen shumë më pak të saktë, sidomos në ditët e nxehta me diell, sepse mat edhe nxehtësinë e rrezatuar nga rruga. Matjet janë më të sakta kur jeni duke udhëtuar me shpejtësi më të madhe dhe në kohë kur dielli nuk po e godet rrugën, si gjatë natës dhe gjatë motit të vranët.

Termistori i veturës suaj mund të jetë ende i dobishëm në matjen e temperaturës së ngrirjes gjatë motit të ftohtë, por është ende e rëndësishme të theksohet se nuk është aq e saktë.

Ju mund ta përdorni atë sa për të parë ndryshimin e temperaturës në zona të ndryshme. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!