BallinaKosovë

27.07.2022 – Parashikimi i motit për të Mërkurën

Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet kohë pas kohe të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale!

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë në vlerat maksimale, ku minimalet do të luhaten prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C. Në zonat me shtrëngata dhe përreth tyre, temperaturat pësojnë ulje të theksueshme. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!