Një tjetër tërmet ka ndodhur me epiqendër në Detin Adriatik në orën 06:16 me fuqi prej 4.0 shkallë të Rihterit.
Epiqendra ishte 12 km në jugperëndim të Ulqinit dhe 63 km në veriperëndim të Durrësit.
Dridhjet janë ndjerë në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. /MeteoKosova/