Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe shiu, breshër e shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme!
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C. Pasdite do të pësojnë ulje të theksueshme, rreth 20°C. /MeteoKosova/