BallinaKosovë

Stuhi pranë kufirit të Kosovës

Stuhi të fuqishme janë zhvilluar tashmë në Serbinë jugperëndimore si dhe në pjesën veriore të Malit të Zi, të cilat janë pranë kufirit të Kosovës.

Ky sistem parashihet të hyjë edhe në Kosovë në orët vijuese, duke sjellur rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë e breshërit.

Nga java e ardhshme, pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore dhe të paqëndrueshme, ku përpos intervale me diell, pritet të ketë kohë pas kohe të ketë edhe rrebeshe lokale shiu, breshër e shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme! Si pasojë e këtyre kushteve, në zona të caktuara mund të ketë edhe vërshime.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, sidomos në mesjavë.

Detaje të tjera mund t’i gjeni të Hënën me parashikimin tonë javor. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!