BallinaKosovëRajon

Java parashikohet me diell, vranësira dhe shtrëngata, kohë pas kohe të fuqishme

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve mjaft të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave më të freskëta ajrore, të cilat do të fuqizohen gradualisht nga dita e Mërkurë, ku e Premtja parashihet të jetë më e freskëta.

Si e tillë, gjatë javës parashihen intervale me diell e vranësira, ku kohë pas kohe do të marrin zhvillime të fuqishme konvektive, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, erëra të fuqishme, breshër e shkarkesa rrufesh, të cilat në zona të caktuara do të jenë të ashpërta! Vërshimet janë të mundshme në ato pjesë që janë më të prirura.

Nga të gjitha këto kushte, dita e Martë pritet të kursehet dukshëm, duke mbetur reshjet më të izoluara.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 30°C.

Kushte të ngjashme priten edhe në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Shqipëri, duke prekur edhe zonat bregdetare, kryesisht nga dita e Mërkurë e deri të Premten. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!