BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Shtunën, 01.10.2022

Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara në zona të caktuara edhe me shkarkesa rrufesh.

Reshjet më intensifikuara pritet të jenë gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, ndërsa disa nga rrufetë mund të jenë të ashpërta.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!