BallinaKosovë

KUJDES! Stuhi të forta po vijnë drejt vendit tonë dhe rajonit!

Vendi ynë gjatë ditës së sotme po karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje lokale shiu, të cilat kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa të pakta rrufesh.

Në orët e mbrëmjes, një sistem i ri pritet të arrijë nga Shqipëria, duke sjellur rrebeshe shiu dhe erëra mjaft të fuqishme në momente dhe zona të caktuara, me shpejtësi deri në 60 apo 70 km/h, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta!

Reshjet do të vazhdojnë lokalisht edhe pas mesnate, kur edhe pritet të pushojnë.

Edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Greqi, përpos rrebesheve lokale dhe shkarkesave elektrike gjatë ditës, në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të përcillen nga një sistem i fuqishëm, i cili do të gjenerojë rrebeshe lokale shiu, herë-herë rrëke, të shoqëquara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta, duke sjellur edhe breshër. Më e rrezikuar parashihet pjesa qëndore dhe ajo jugore e Shqipërisë si dhe Greqia.

Dita e Dielë në Kosovë do të vijojë me diell dhe vranësira, përderisa temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë.

Të Hënën do të depërtojë një front i ftohtë, i cili do të sjellim shtim të vranësirave dhe reshje të pakta lokale shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje.

Nga dita e Martë do të jemi plotësisht nën ndikimin e masave më të ftohta ajrore, me ç’rast temperaturat do të pësojnë të mëtejshme, me rreth 15°C, ndërsa moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!