Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku kryesisht përreth zonave malore priten reshje të izoluara bore. Vonë pasdite, sidomos në mbrëmje priten kthjellime në shkallë vendi. Acar i madh.
Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej -10 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale prej -3 deri në 1°C /MeteoKosova/