BallinaBotëKosovë

Janari 2023 ishte më i ngrohti në Ballkan që nga viti 1980 si dhe i treti më i ngrohtë i regjistruar në Evropë

Janari i vitit 2023 u regjistrua si i treti më i ngrohtë në Evropë, ndërsa globalisht ishte Janari i 7-të më i ngrohtë që nga viti 1979. Temperatura mesatare e janarit në Evropë ishte 2.19°C mbi mesataren e viteve 1991-2020, ndërsa globalisht me 0.24°C mbi mesataren e periudhës 1991-2020. Anomali më të mëdha pozitive të temperaturës prej +4°C deri +6°C u regjistruan në Ballkan, Turqi si dhe në një pjesë të Rusisë Veriperëndimore dhe Arktikut.

Figura 1. Anomalitë e temperaturës së ajrit në 2m lartësi nga mesatarja e viteve 1991-2020 në Janar 2023 në nivel global.

Në nivel global, anomali të përhapura pozitive të temperaturës u regjistruan në Evropën Lindore dhe Jugore, si dhe në pjesë të Rusisë Veriperëndimore. Anomali shumë të mëdha pozitive u regjistruan gjithashtu në zonat e Kanadasë dhe SHBA-së Lindore. Përkundrazi, në zonat e Siberisë dhe Rusisë Verilindore, por edhe në zonat e Azisë Qendrore dhe Perëndimore, temperatura u luhat në nivele shumë të ulëta krahasuar me mesataren e 30 viteve 1991-2020. Në Siberi u vendosën dhjetëra rekorde mujore të temperaturës minimale.

Në Evropë, janari i vitit 2023 ishte një muaj me ndryshime intensive të temperaturës veçanërisht në Evropën Lindore dhe Jugore. Anomalitë më të mëdha pozitive kanë ndodhur në Evropën Juglindore dhe kryesisht në Ballkan ku është shënuar Janari më i ngrohtë i viteve të fundit. Përkundrazi, anomalitë më të mëdha negative kanë ndodhur në Spanjë dhe kryesisht në rajonet e Rusisë Jugperëndimore.

Figura 2. Anomalitë e temperaturës së ajrit në lartësinë 2m nga mesatarja e viteve 1991-2020 në Janar 2023 në Evropë.

Anomali pozitive mbresëlënëse u regjistruan në mesin e janarit 2023 në rajonin e Ballkanit, ku në përgjithësi u regjistrua një nga muajt më të ngrohtë të janarit që nga viti 1980. Më konkretisht anomali pozitive të temperaturës mesatare për Janarin 2023 u regjistruan në të gjitha vendet e Ballkanit dhe veçanërisht në Rumani, në Bullgari dhe Hungari. Në Greqi në të gjithë vendin (sidomos në veri të Greqisë) ka pasur anomali të larta pozitive të temperaturave, duke shënuar kështu një Janar jashtëzakonisht të ngrohtë bashkë me ata të vitit 2021 dhe 2014! /MeteoKosova/

Figura 3. Anomalitë e temperaturës së ajrit në 2m lartësi nga mesatarja e viteve 1991-2020 në Janar 2023 në Ballkan.

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!