BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Hënën, 27.02.2023

Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, ku përpos reshjeve lokale që priten gjatë orëve të para të 24-orëshit, kryesisht gjatë orëve të pasditës, pritet të arrijë një valë e re me të reshura, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ku ka mundësi edhe për ndonjë shkarkesë elektrike.

Vonë pasdite, në rajonin e Podujevës, reshjet e shiut pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, përfshirë edhe zonat malore, ndërsa në zonat tjera, reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 13°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!